E KRYER/ Cancelo në Premierligë, Danilo në Seria A
Juventusi dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e dy mbrojtësve, Cancelo dhe Danilo.

Sipas gazetarit shumë të besueshëm italian, Romeo Agresti, Manchester City do të jap 30 milionë euro plus brazilianin Danilo për shërbimet e mbrojtësit portugez, Cancelo, shkruan Indeksonline.

Mbrojtësi portugez ka lënë stërvitjen me Juventusin dhe është duke u bërë gati për t’u nisur në Angli.

Paga e Danilos do të jetë 4 milionë euro në vit dhe do të ketë kontratë pesë vjeçare.

Merkatoja në Angli mbyllet me 8 gusht dhe ky mund të jetë transferimi i fundit i Cityt këtë afat kalimtar.
Shtuar më 05/08/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori