E kryer! Kaka te Sao Paulo për 6 muaj
Për rikthimin e KakaBrazil mungojnë vetëm detajet. Nesër, takimi mes babait të brazilianit Bosco Leite me Administratorin e Milanit Adriano Galliani do ti hapë rrugën transferimit të Topit të Artë 2007.

Sipas Espn Brazil, transferimi i tij te Sao Paulo është vendosur që të premten pas akordit mes Milan, Orlando City dhe vetë Kaka.

Ylli brazilian do të prezantohet te skuadra e re më 7 korrik. Kaka do të firmosë një kontratë 6-mujore me klubin e Serie A braziliane. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori