E KRYER/ Koeman të Barcelona, zyrtarizimi çështje orësh
Korrespodenti i transmetuesit ESPN për skuadrën e Barcelonës, Mois Lorens ka dhënë detajet e fundit për trajnerin e ri të skuadrës katalanase.

Tashmë është e sigurt se Quique Setien është shkarkuar nga posti i trajnerit te Barca, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.

Sipas gazetarit të ESPN, Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i skuadrës blaugranase për sezonin e ri. Në anën tjetër, Fabrizio Romano raporton se ai ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Koeman ka qenë i lidhur edhe më herët për ta marrë drejtimin e Barcelonës, por rrethanat e ndryshme kanë penguar të arrihet ky bashkëpunim.

Në një video të publikuar dje nga mediet spanjolle, tekniku holandez shihej në aeroportin e qytetit të Barcelonës.
Shtuar më 17/08/2020, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori