E kryer, ylli i Serisë A te Interi për 45 milionë euro
Interi dhe Cagliari kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur për Nicola Barellan. Dy klubet kanë arritur akordin përfundimatar për një huazim me detyrim blerje për një shumë rreth 45 milionë euro.

Mesfushori do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë në orët e ardhshme sikurse raporton “Sky Sport”. Zikaltërit bëjnë kështu një tjetër goditje në merkato duke kënaqur kërkesat e Antonio Contes. Barella është një nga lojtarët më të talentuar në panoramën e futbollit italian dhe së fundmi ka bërë dhe debutimin me Kombëtaren “axurre”.
Shtuar më 11/07/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori