E lanë jashtë listës së të grumbulluarve, Krasniqi njofton largimin duke thumbuar Starovën dhe Ramën
Pëlqej
Lënia jashtë listës së lojtarëve që udhëtuan për minifazën përgatitore të dimrit drejt Antalias ishte sinjali i parë se aventurës së Gëzim Krasniqit, Renato Malotës dhe Emiliano Vilës te Partizani i ka ardhur fundi. I pari që ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga të kuqtë e kryeqytetit është mbrojtësi 28-vjeçar Gëzim Krasinqi i cili me një postim në profilin e tij në Instagram ka shfyrë edhe ndaj drejtuesve të Partizanit duke përdorur tonet ironike ndaj trajnerit Sulejman Starova dhe drejtorit Olsi Rama.

Ish-lojtari i Besës së Kavajës e ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit për 4 vite edhe në mes ka patur një eksperiencë të shkurtër te Flamurtari. Krasniqi nuk e ka përtypur aspak trajtimin që i kanë bërë drejtuesit e 15-herë kampionëve. Gëzim Krasniqi ka zhvilluar në total 98 ndeshje me Partizanin në Kategorinë Superiore duke realizuar dhe 4 gola. 28-vjeçari i cili ka një eksperiencë të madhe në Superiore tashmë është një lojtar i lirë dhe mund të jetë një opsion i mirë në merkato për shuma skuadra të kampionatit shqiptar.

"Nga tani ju bej me dije qe nuk jam me pjese e klubit fk partizani ... falenderoj te gjithe ata qe me perkrahen keto sezone ketu ,falenderoj tifozat per mbeshtetjen ,falenderoj Sulejman staroven per largimin tim nga fk partizani qe arsyet i din vetem ai ,falenderoj drejtorin Olsi Rama per sinqeritetin qe tregoi ndaj meje ..Shpresoj qe gabimi dhe e keqia klubit te kemi qen ne .. i uroj suksese klubit dhe skuadres ne pjesen e mbetur te kampionatit.." shkroi ai në Instagram. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2018, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori