E larguan me kokën ulur nga Tirana, sulmuesi shkëlqen në Algjeri
Sulmuesi Moktar Cise dështoi keqazi në skuadrën kryeqytetase Tirana, por mesa duket tashmë po shkëlqenAlgjeri.

Ai u largua nga këtu si i padëshiruar, por tashmë është shndërruar në lojtarin më të mirë të kampionatit algjerian.

Pas “divorcit” me 24 herë kampionët e vendit, ai u transferua te CS Kostantine, duke qenë i vetmi i huaj në skuadër.

Në 4 ndeshje të zhvilluara atje, e ka gjetur 3 herë rrjetën, duke i dhënë 4 pikë të arta skuadrës së tij.

Malieni edhe pse bëri dy gola, nuk i dha asnjë pikë kryeqytetasve, pasi realizoi në dy humbje, atë ndaj Luftëtarit dhe Vllaznisë. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2017, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori