E larguan si të padenjë, sot Interi i lutet këtij super lojtari
Pëlqej
Interi është vënë në kërkim të mbrojtësit italian, Cristiano Biraghi.

Skuadra e Spalletit është duke menduar seriozisht transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.

Biraghi po shkëlqen me Fiorentinën dhe është vënë në kërkim të shumë skuadrave italiane.

Biraghi në të kaluarën ishte pjesë e Interit, por që skuadra e madhe asnjëherë nuk ia dha rastin duke e huazuar te Juve Stabia, për ta shitur më pas te Citadella.

Mbrojtësin italian po e kërkon seriozisht edhe Milani, ndërsa ai ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2021.

Shtuar më 12/10/2018, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori