E mbylli me PSG, Buffon mes Juventusit dhe transferimit në Amerikë
buffon00
Gianluigi Buffon njoftoi ditën e djeshme se e mbylli pas një viti aventurën 1-vjeçare te PSG, ndërsa tashmë duhet të marrë një vendim për të ardhmen.

Portieri i ka dyert e hapura te ish-klubi i tij Juventus, por gjithmonë nëse tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe vesh kostumin e zyrtarit.

Presidenti i Andrea Anjeli e ka gati postin për legjendën e bardhezinjve, mirëpo Bufon ende nuk e ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij. 41-vjeçari mund të joshet nga një ofertë nga klubet amerikane për të provuar edhe një aventurë të fundit para se të vendosë të largohet nga fushat.

Një opsion mbetet edhe Kina, por duket e vështirë, për shkak se Bufon preferon Amerikën. Ndërkohë, menaxheri i italianit u shpreh se Bufon është i qetë dhe për të ardhmen do të vendosë me qetësi dhe pa u nxituar.
Shtuar më 06/06/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori