E mbylli si e para e grupit, këto janë kundërshtarët e mundshëm të Juventusit në Champions
Shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të mbahet të hënën (14 dhjetor) me fillim në ora 12.
Juventusi e siguroi kualifikimin nga
pozita e parë në
Grupin G pas triumfit spektakolar ndaj Barcelonës (3-0) në Camp Nou. Ndërsa më poshtë jua sjellim
kundërshtarët potencialë të Zonjës së Vjetër.
Porto dhe Sevilla janë dy
kundërshtarët e
mundshëm të Bianconerëve në raundin e parë të fazës së eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.
Më pas, nga
pozita e dytë në
Grupin A mund të kualifikohen Atletico Madrid ose RB Salzburg (njëri prej tyre mund të jetë kundërshtar i Juves), e njëjta vlen edhe për RB Leipzigun dhe Paris Saint-Germainin në
Grupin H, si dhe Atalantan dhe Ajaxin në
Grupin D.
Shtuar më 10/12/2020,
ora 14:06