E mërkura dita e Shaqirit, ja kontrata e Interit
Shaqiri-Inter, një hap larg. Klubi zikaltë ka kaluar Juventusin në garën për trekuartistin e Bayern Munchen, i cili ndiqet edhe nga Liverpool.

Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", në Milano është gati kontrata deri në fund të 2019-ës me 2,5 milionë euro plus bonuset në sezon.

Shaqiri ka 48 orë për të kthyer përgjigje, ndërsa drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, pritet të udhëtojë drejt Mynihut për të arritur marrëveshjen me Bayern Munchen.

Zikaltrit ofrojnë 2 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit dhe 13-15 milionë për kartonin e tij të plotë. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori