E nis ndeshjen si portier i Lazios, e përfundon si i Atalantës
Etrit Berisha ishte titullar mbrëmë në portën e kombëtares sonë në miqësoren ndaj Marokut. Gjithsesi jashtë fushës ishte duke u zhvilluar një “finale” e madhe, zyrtarizimi i transferimit të tij nga Lazio në Atalanta.

“Tregimi interesant i Etrit Berishës”, është titulli i publikuar nga “Calciomercato.com”, që tregon dhe disa nga prapaskenat e transferimit të tij.

Artikulli lidhet me faktin që Berisha zhvilloi ndeshjen në kohën që ishte duke u kompletuar dokumentacioni për transferimin e tij te Atalanta.

Ai e nisi ndeshjen si futbollist i Lazios, dhe e përfundoi si i Atalantas.



Shtuar më 01/09/2016, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori