E pabesueshme çfarë ka bërë Enrique, ja gracka që ia përgatiti Atleticos

Barcelona e ka mposhtur 2:1 Atletico Madridin në Vicente Calderon, duke rrëmbyer kreun në La Liga me 54 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Real Madridi që sonte luan me Villarrealin.

Në këtë ndeshje Enrique hyri me një skemë që Barcelona se kishte përdorur kurrë më parë, 3-3-1-3, me Leo Messin prapa sulmuesve.
Në fund, doli të jetë skemë e suksesshëm, pasi siç ka thënë trajneri i Barcelonës, ua siguroi atyre tri pikë.

“Duhet të mundoheni që t’ia vështirësoni punën rivalëve, që të mos e dinë se si do të luani. Kjo skemë e re e surprizoi Atleticon dhe na siguroi ne tri pikë”, tha Enrique. /Albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori