E pabesueshme, festimi i golit te 6-të të Barcelonës shkaktoi tërmet (FOTO)

Përmbysja madhështore që Barcelona bëri ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve shkaktoi emocione të papërshkrueshme në radhët e tifozëve blaugrana dhe jo vetëm. Përjetimi i suksesit nga ata që ishin të pranishëm në “Camp Nou” përveç lotëve të gëzimit solli edhe lëvizje sizmiketokës.

Një sizmograf i ndodhur rreth 500 metra larg stadiumit të Barcelonës regjistroi gjatë ndeshjes lëvizje të lehta sizmike për shkak të festimit të golave të shënuar nga ana e 96,290 tifozëve të pranishëm.

Një përfaqësues i Institutit të Sizmologjisë, Zhordi Diaz, ka treguar për mediat spanjolle se gjatë festimit të golave janë regjistruar lëvizjetokës afërsisht në magnitudën 1 Rihter (e pandjeshme për njerëzit), shkruan Panorama Sport.

“Festimi i golit të dytë dhe të tretë shkaktoi një lëvizje më të madhe se normalja, ndërkohë që goli i gjashtë regjistroi vlerën më të lartë”, tha ai.

Shtuar më 10/03/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori