E pabesueshme/ Franca kërkon që të riluhet finalja
Tifozët transalpinë të futbollit ende nuk e pranojnë humbjen në pjesën shtesë ndaj Portugalisë në finalen e Parisit, dhe kanë lançuar një nismë në internet për të përsëritur përballjen.

Në sajtin e njohur mesopininons.com që u krijua këtë të hënë, peticioni ka mbledhur thuajse 100 mijë firma në 24 orë dhe autori në arsyetimin e tij nënvizon se Portugalia mashtroi futbollin dhe UEFA duhet të bëjë të riluhet finalja.

Por duket se kjo ka sjellë reagim dhe në kampin e tifozëve kundërshtarë, me mbështetësit e kampionëve të Europës që u përgjigjën në të njëjtën mënyrë, duke inskenuar një luftë peticionesh.

Është vetëm futboll dhe turneu tashmë mbaroi por finalja dhe spektakli mesa duket janë ende në mendjet e tifozëve. /Albeu.com/
Shtuar më 13/07/2016, ora 23:00
valon daku
e Enjte 14 Korrik 2016, Ora 19:28
Nje pune qe behet nuk mund te kthehet pas.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori