E pabesueshme: Kukësi fiton falë një goli qesharak në Gjirokastër (VIDEO)
Pëlqej
Në këto momente në Gjirokastër po luhet takimi mes Luftëtarit dhe Kukësit ku momentalisht po udhëheqin miqtë me rezultatin 0-1. Goli i skuadrës kampione të Shqipërisë është shumë i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë.

Sulmuesi Guri kontrollon një top me gjoks në zonë por një bilbil i një tifozi bën që ai të ndalë lojën, njësoi veprojnë edhe mbrojtësit e Luftëtarit. Bakaj i vëmendshëm ndaj këtij episodi nuk humbet kohë dhe godet topin që përfundon në rrjetë. Protestat e vendasve nuk vlejnë pasi goli konsiderohet i rregullt nga arbitri Andi Koçi.
Shtuar më 21/10/2017, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori