E pabesueshme/ Medaljet e arit nuk janë nga ari, por...
Një medalje ari përfaqëson majën e suksesit sportiv dhe është ëndrra e çdo sportisti të njohur në të gjithë globin.

Por çfarë është një medalje ari dhe sa vlerë ka ajo? Më poshtë po ju sjellim disa fakte interesante mbi medaljet e arit:

Një medalje ari e përbërë minimumi me 6 gram ar të pastër, ka një vlerë prej 200 funte.

Çdo medalje ari peshon 500 gram dhe të gjitha janë të përbëra nga të paktën 92.5 % argjend i riciklueshëm. Ata përmbajnë vetëm 1 % ar dhe pjesa tjetër bakër. Hera e fundit kur një medalje ari olimpike ishte prej ari të pastër ishte në Olimpiadën 1912 në Stokholm të Suedisë.

Një medalje kërkon 2 ditë për t’u bërë. Brazil’s National Mint në Rio kishte një ekip prej 80 punëtorësh që do të bënin 5.130 medalje Olimpike dhe Paraolimpike, shkruan Telegraf.

Argjendi i përdorur në medaljet e arit në Rio është ricikluar nga pasqyra dhe pllakat x-Ray.

Medaljet e Lojërave Olimpike verore janë më të vogla, të holla dhe të lehta se ato në Lojërat Dimërore.

Michael Phelps ka thyer rekordin e të gjitha kohërave me 23 medalje ari. Ish gjimnastja sovjetike Larisa Latynina mban rekordin e grave me 9 medalje./Albeu.com/
Shtuar më 16/08/2016, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori