E pabesueshme, Nevil Dede largohet nga stoli i Tiranës pak minuta para fillimit të sfidës ndaj Laçit
E pabesueshme ajo që ndodh në klubin e
Tiranës. Një ngjarje për rekord botëror ka përfshirë bardheblutë para ndeshjes ndaj
Laçit, me trajnerin
Nevil Dede që pasi ka patur një takim me presidentin
Refik Halili në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi, ka debatuar me numrin 1 të
Tiranës dhe ka marë çantën duke u larguar nga stadiumi. Nuk dihet ende nëse
Dede është shkarkuar nga stoli i kampionëve të Shqipërisë apo ka dhënë dorëheqjen por në ndeshjen ndaj
Laçit nuk do të jetë ish-mbrojtësi ikonë i ekipit të
Tiranës.
Debati sipas raportimeve të gazetarit të Supersport Elvis Rexha i pranishëm në ambientet e stadiumit ka lindur për shkak të aktivizimit në formacionin titullar të Kukës, me presidentin
Refik Halili që nuk e ka pranuar këtë vendim të trajnerit. Formacioni i përpiluar nga
Nevil Dede është ndryshuar pak minuta më vonë me Danson që ka marrë vendin e Kukës. Nëse
Dede do të kthehet sërish te Tirana apo nuk do të jetë më trajner i bardhebluve kjo mbetet për t’u parë gjatë orëve në vijim, ndërsa Tiranën në ndeshjen ndaj
Laçit do ta drejtojë drejtori sportiv Tefik Osmani.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 13:49