E pabesueshme por e vërtetë, pas suksesit të Hazard qëndrojnë të pasmet e tij
Sekreti i suksesit në futboll? Disa thonë talenti, disa vendosmëria dhe të tjera përmendim fatin. Askush, gjithsesi, nuk mund të thotë se rezultatet e mira mund të vijnë nga të... pasmet. Askush, me përjashtim të Eden Hazard. E çuditshme, por e vërtetë.

Sipas një studimi të "Telegraph", një nga sekretet e belgut të pakapshëm janë të pasmet e tij. Duket se janë krijuar enkas për të mbajtur larg kundërshtarët dhe për t'i lejuar lojtarit që të mbajë ekuilibrin edhe në rastet kur ndryshon drejtim papritur.

"Telegraph" ka bërë një përshkrim për të shpjeguar pse Hazard ka një konstrukt fizik që e bën atë të ndryshëm nga pjesa më e madhe e futbollistëve të tjerë.

"Fiziku i belgut është shumë i veçantë në krahasim me atë të futbollistëve të tjerë të nivelit të lartë. Është 1 metër e 63 centimetra i gjatë, më pak se mesatarja e mbrojtësve të krahut me të cilët përballet në Premier League. Megjithatë, me 76 kilogramët e tij, ai është më i rëndë se mbrojtësi mesatar", shkruan "Telegraph".

Çfarë e bën diferencën? "Masa muskulore. Po të peshonte më pak se mbrojtësit e krahut që janë 1 metër e 80 centimetra, ata do ta kishin më të lehtë ta ndalnin". Kjo gjë nuk ndodh falë vendit se ku është grumbulluar masa. Te të pasmet, natyrisht, që i dhurojnë belgut një qendër të ulët graviteti. Diçka nga e cila kanë përfituar shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk dukeshin të përshtatshëm për futboll në pamje të parë, por që kanë qen ë të pandalshëm me topin në këmbë.

Dhe të pasmet e Hazard janë kaq të zhvilluara, saqë në fillimet e tij te Chelsea u është dedikuar edhe një profil në Twitter.

"Një masë kaq e madhe e grumbulluar në një pikë kaq të vogël, bashkë me gjatësinë e tij, e lejon të vrapojë duke e prekur topin më shumë herë nga sa mund të bëjë çdo lojtar tjetër. Ka të njëjtin konstrukt si Messi dhe Maradona".

Po, por asnjë nga ata të dy nuk ka një profil në Twitter që flet për të pasmet e tyre! /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori