E pabesueshme, Reali detyron Navas të prish akordin
Real Madridi është në '"pikë të hallit" në lidhje me portën për sezonin e ri. Skuadra madrilene ishte e bindur për nënshkrimin me David De Gean duke detyruar në njëfarë mënyrë Keylor Navasin që të hapë bisedimet me Manchester Unitedin.

Sky Sport raportoi mbrëmë në orën 20:00 të mbrëmjes se Keylor Navas ka përfunduar marrëveshjen me United. Kur portieri nga Kosta Rika pritej të udhëtonte në Angli, Reali e detyroi atë që të bënë prapakthimin. Kjo pasi që letrat zyrtare për transferimin e De Geas u dorëzuan me vonesë dhe se La Liga nuk lejoi një transferim të tillë.

Mes Keylor Navas dhe United marrëveshja ishte e kryer por Reali e detyroi portierin që të telefonojë agjentin e tij dhe skuadrën angleze për të prishur marrëveshjen. /Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2015, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori