E PABESUESHME / Shikoni se çfarë i bëjnë tifozët Donnarummas (VIDEO)
Pëlqej
Me Milanin nuk mund të tallesh. Tifozët kuqezinj kanë marrë në dorë sitatën e portierit, Gianluigi Donnarumma.

Gardiani 19 vjeçar është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Pas telenovelës së gjatë, në merkaton e verës, që më në fund përfundoi me rinovimin e kontratës, tashmë ka dalë në skenë problemi tjetër.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, ka deklaruar se lojtari i tij duhet të prishë kontratën me Milanin, pasi ndihet i dhunuar psikologjikisht.

Por, tifozët e Milanit nuk mund t’ia falin një tjetër tradhëti portierit të ri.

Në një parrullë gjigande të shfaqur para ndeshjes së Kupës me Veronan, në tribunën e Curva Sud, banderola shkruante:

“Dhunim psikologjik me 6 milionë euro në vit dhe blerja e vëllait tënd parazit? Tani zhduku copë m… se durimi mbaroi!”

Kaq ka mjaftuar që Donnarumma të shpërthente në lot në dhomat e zhveshjes dhe u desh ndërhyrja e kapitenit, Bonucci për ta qetësuar. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori