E pabesueshme: Sulmuesi rikthehet në futboll pas 13 vitesh, luan me ekipin japonez në moshën 53-vjeçare
Kazuyoshi Miura ka hyrë në histori. 53-vjeçari është bërë lojtari më i vjetër në histori që luan në futbollin japonez duke nisur nga fillimi takimin midis Yokohama dhe Kawasaki Frontalec.

Miura i cili njihet me pseudonimin “Mbreti Kazu”, mbajti shiritin e kapitenit deri në minutën e 53-të, ku edhe u zëvendësua.

Ai e ka nisur karrierën futbollistike në vitet 1980, dhe fillimisht ka luajtur për Santos në Brazil. Ai është aktivizuar edhe me Genoan në Itali në sezonin 1994-95.

Për Japoninë ka luajtur në 98 takime duke shënuar edhe 55 gola.

Miura deri në vitin 2007 ishte aktivizuar tek Yokahama, ku në 273 ndeshje kishte shënuar vetëm 27 gola.
Shtuar më 23/09/2020, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori