E PADËGJUAR/ "Barcelona nuk e do Neymar-in, thjesht po tallet me PSG-në"
Frank Leboeuf, kampioni i botës më Francën në vitin 1998, beson se Barcelona nuk ka gjasë të transferojë Neymar-in, por thjesht po tallet me PSG-në, duke stisur një interesim farsë.

Në një prononcim për rrjetin e “ESPN” Leboeuf tha:

“Në këndvështrimin tim, Barcelona nuk e do Neymar-in, ata thjesht po luajnë me PSG-në. Dembele nuk dëshiron të largohet, agjenti i tij e ka kërcënuar se do ta braktisë nëse ikën nga Barcelona.

Pastaj flasin për Rakitic dhe më pak para? Është një rrëmujë e madhe dhe ne nuk e dimë sesi do përfundojë”.

Ndër të tjera ai shtoi se po të ishte në vend të Barcelonës nuk do investonte tek Neymar, një lojtar që nuk e di nëse do karrierën si futbollist, apo thjesht të jetë komercial, shtoi këtu faktin se në sulm katalanasit kanë lojtarë si Griezmann, Messi dhe Suarez.

Ndërkohë që të tjerë e kanë parë interesimin e Barcelonës, thjesht për të prishur punë që Real Madrid të stepet dhe të mos kërkojë transferimin e brazilianit.
Shtuar më 29/08/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori