E papritur! Ja ku mund të përfundojë Lorik Cana
E ardhmja e kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Cana është larg Lazios dhe këtë e konfirmojnë edhe mediat italiane. Sipas tyre, ish lojtari i Sunderland, Marseille dhe Galatasaray pritet të transferohet në Rusi gjatë merkatos së verës.

Vetë Cana deklaruar se do t’i pëlqente të transferohej në Bundesligën gjermane por zërat e fundit e çojnë në Premier League-n ruse.

Nuk flitet për ndonjë skuadër në veçanti por ndoshta Cana ka si objektiv të transferohet në një klub që me siguri do të luajë në Europë sezonin e ardhshëm.

Gjithësesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori