E paralajmëroi, Tayson bën gjestin e rrallë me 8 milion eurot e fituara
Boksieri Tyson Fury ka bërë një gjest të madh me paratë ë fituar nga ndeshja me Deontay Wilder në fundvitin e kaluar.

Kujtojmë se boksieri britanik u nda me një barazim kundër Wilder çka i mundësoi të fitonte 2.5 milion paund si dhe 4.5 milion paund të tjera nga shitja e madhe e biletave në sallën e ringut.

Fury pas ndeshjes deklaroi se të gjitha paratë e fituara nga kjo ndeshje do ti dhuronte për bamirësi dhe mësa duke pikërisht kështu ka ndodhur.

"Jam boksier, nuk jam biznesmen mua nuk kanë çmë duhet gjithë ato para. Do ti dhurojë" deklaroi në atë kohë Fury.

Ndërkohë Fury tani ka pranuar se të githë shumën e fituar e ka dhuruar për bamirësi.

“E dhashë për bamirësi tërë shumën e fituar. E bëj këtë për t’i ndihmuar njerëzit dhe jo për të më lavdëruar tjerët. Nuk dua të më quajnë njëri që bën mirë”, tha Fury.

Fury pritet të ndeshet përsëri me Wilderin këtë vit, pas barazimit kontrovers në Staples Centre fundvitin e kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 11/02/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori