E pazakontë: Shkon në stërvitje me fanellën e rivalëve të përjetshëm, rojet e sigurisë i mbyllin derën me forcë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Belgjikë.

Lojtari i klubit të Antwerp ka zgjuar zemërimin e drejtuesëve të skuadrës dhe të tifozëve.

Didier Lamkel Ze dëshiron largimin nga ekipi belg dhe për të arritur qëllimin e tij po përdor çdo kartë të mundshme, madje edhe duke i kaluar disi limitet.

Futbollisti në fjalë ka vendosur që të paraqitet në stërvitjen e ekipit të tij me fanellën e rivalëve të përjetshëm veshur.

Ze mbante në trupin e tij fanellën e Anderlecht-it, që pas kishte të shënuar emrin e lojtarit të këtyre të fundit, Bolasie.

Një veprim i tillë padyshim që nuk mund të tolerohej nga klubi, teksa rojet e sigurisë nuk e kanë lejuar kamerunasin të hyjë që ambientet e qendrës stërvitore, duke i mbyllur derën me forcë.
twitter-tweet">

Sitting here this morning admiring the pettiness of Royal Antwerp forward Didier Lamkel Zé showing up to training in a rival Anderlecht shirt as he tries to force a move to Panathinaikos.

Of course they didn't let him in. https://t.co/cp2mnHzIs8">pic.twitter.com/cp2mnHzIs8

— COPA90 (@Copa90) https://twitter.com/Copa90/status/1346766438196011008?ref_src=twsrc%5Etfw">January 6, 2021
Shtuar më 06/01/2021, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori