E përzuri Milani, Mirabelli pranë Bologna-s
Bologna është po kërkon një drejtor sportiv të ri për sezonin e ardhshëm. Sipas "Tuttomercatoweb", dejtori aktual Riccardo Bigon do të largohet në fund të sezonit nga kuqeblutë, dhe tashmë klubi po kërkon të gjejë zëvendësuesin e tij, shkruan Albeu.com/

Në listë janë disa emra si ish drejtori sportiv i Romë Walter Sabatini dhe Perinetti, por ekziston mundësia që këtë post ta marrë edhe Massimiliano MIrabelli.

Mirabelli u shkarkua nga Milani sezonin që lamë pas pasi shkeli rregullat e Fair Play finaciar teksa afroi në vitin 2017 plot 11 futbollistë të rinjë te kuqezinjtë, ku dhe për ktë arsye Milani u gjobit me gjobë nga UEFA. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori