Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se mesfushori Donny van de
Beek nuk është i lumtur te Manchester Unitedi.
Holandezi u transferua në verë nga Ajaxi për 40 milionë euro, por ka dështuar të jetë në formacionin bazë.
Tekniku norvegjez ka pranuar se Van de
Beek nuk është i lumtur dhe
dëshiron të luaj më shumë.
"Nuk mund të them se Donny është i lumtur.
Dëshiron të luajë më shumë".
"Më kujton vetën time kur erdha për herë të parë, i kupton vështirësitë dhe sfidat".
"Ai e di që është i rëndësishëm dhe
dëshiron të luajë shumë më shumë ndeshje", tha ai.
Van de
Beek ishte i lidhur me largimin dhe kalimin te Real Madridi dhe Interi pas vetëm gjashtë muajve, por nuk pranoi.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 08:35