E presin në Milano, Vidal kthehet të stërvitet me Barcelonën
Në pritje për t’u transferuar te Interi, Arturo Vidal është rikthyerstërvitet me Barcelonën, ndonëse siç raportojnë mediat, tashmë mes tij dhe klubit katalan nuk ka më asnjë detyrim kontratual, pasi kanë prishur bashkëpunimin me marrëveshje.

Mesfushori kilen ka arritur një marrëveshje paraprake me Interin, për t’u transferuar te zikaltrit, por gjithçka ka mbetur pezull, pasi presidenti Stiven Zhang u ka dhënë urdhër të qartë drejtuesve të tij që të mos afrojnë asnjë lojtar pa shitur më parë.

Kështu Vidal pret që zikaltrit të largojnë një apo dy futbollistë nga organika e tejmbushur me 32 lojtarë dhe më pas do të fluturojë menjëherë drejt Milanos për t’u vënë në dispozicion të Antonio Contes.

Por deri atëherë është rikthyerstërvitet nën urdhrat e Koeman, për të ruajtur një formë sa më të mirë dhe për të qenë gati për aventurën e tij të re italiane, këtë herë me fanellën zikaltër.
Shtuar më 17/09/2020, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori