Klubi i Barcelonës e bleu Ousmane Dembelen në vitin 2017 nga skuadra e Dortmund.
Por,
katalunasit ende nuk kanë arritur të shohin më të mirën nga francezi.
Lëndimet e shpeshta kanë bërë që ai më shumë të jetë në spital se sa në fushë.
Megjithatë,
katalunasit ende nuk kanë arritur të paguajnë çmimin e plotë të Dembeles.
Së fundmi, Barcelona ka dërguar edhe 5 milionë
euro në konton e klubit gjerman. Kjo pasi në marrëveshjen që ishte arritur në vitin 2017-të,
katalunasit detyrohen të ja japin
Dortmundit nga 5 milionë
euro kur Dembele arrin të luaj, 25,50,75 dhe 100 ndeshje.
Francezi për momentin ka arritur të luaj 83 ndeshje. Pra, kur Dembele të arrij ndeshjen e 100-të, Barcelona do të detyrohet të ja jap 5 milionë
euro Dortmundit./I
Shtuar më 23/11/2020,
ora 19:20