E pyetën për "Topin e Artë", Ronaldo befason me përgjigjen
Së fundmi Cristiano Ronaldo është shfaqur në konferencë për mediat.

Kjokonferencë, përkon pikërisht një ditë para ndeshjes që Juventusi do të zhvillojë me Lokomotivën e Moskës në Champions League.

Ronaldo është pyetur për "Topin e Artë" dhe për herë të parë pas një kohe, duket se për të më me rëndësi janë çmimet ekipore se sa ato individuale, teksa sa ishte në Real Madridit interesohej gjithmonë për ato individuale.

Lionel Messi vazhdimisht ka përsëritur se dëshiron çmime ekipore, sepse kur një lojtar arrin ato, atëherë ka mundësi të fitojë gjithçka tjetër, por tashmë ashtu mendon edhe Ronaldo.


"Më mirë të fitoni Championsin apo ‘Topin e Artë’? Çmimet individuale nuk janë më të rëndësishme, por ato ekipore. Nuk kam çfarë të flas për ‘Topin e Artë’. Çmimet vijnë nëse i gjithë ekipi ka sukses", ka thënë për mediet 34 vjeçari.

Kujtojmë se Ronaldo, Messi dhe Van Dijk janë favoritët kryesor për të fituar "Topin e Artë" të këtij viti.

Shtuar më 21/10/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori