E rëndë, ish-lojtari i Romës thyen këmbën e djathtë
Mesfushori i Romës, Maxime Gonalons, që është i huazuar në Sevilla, ka thyer pjesën e lartë të fibulës se tij të djathtë. Francezi është diagnostifikuar me këtë lëndim gjatë një përplasje në stërvitjeve.

“Skuadra mjekësore e Sevillas e ka konfirmuar që Gonalons ka pësuar frakturë në kokën e fibulës se tij të djathtë”, thuhet në një deklaratë.

“Klubi është duke pritur për zhvillimet e mëtejme, por lojtari përballet me një mungesë për disa javë për klubin”.

29 vjeçari ju bashkua Sevillës në huazim, pa opsion blerjen. Ai ka bërë katër paraqitje për skuadrën spanjolle dhe ka nisur mirë, duke shënuar një gol.
Shtuar më 06/09/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori