E rrahin kundërshtarët, vdes tifozi
Ka humbur jetën tifozi i Flamengo, Bruno Santa Ana Saturino, 31-vjeç, i sulmuar të dielën në mbrëmje në Rio De Janiero nga ultrasit e Vasco De Gama. Pas disa ditësh shtrimi në spital 31-vjeçari nuk mundi ti shpëtonte vdekjes për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kokë.

Bruno ishte rrahur brutalisht nga 20 ultras të Vasco De Gama ndërkohë që po merrte autobusin para stadiumit Engenhao, ku sapo ishte luajtur derbi mes Flamengo dhe Vasco De Gama. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori