E rrallë/ Talenti i Leverkusenit humbet ndeshjen me Atleticon prej provimit

Ndodh jo rrallë që futbollistë të ndryshëm të humbasin ndeshje për shkaqe dëmtimesh, por vështirë të keni dëgjuar ndonjë që ka humbur ndeshjen e Championsit për shkak të shkollës.

Talenti i Bayer Leverkusen, Kai Havertz nuk do të luajë sonte në Champions League. Motivi i mungesës ë tij ndaj Atleticos në “Vincente Calderon”, lidhet me një provim që ka në shkollë.

Zyrtarizimin e mungesës së tij për ndeshjen e ardhshme e ka bërë vet klubi i Leverkusenit, përmes një njoftimi në “Twitter”.
Havertz do të mungojë për një provim të rëndësishëm”, shkruan klubi. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori