E rrallë, grabiten biletat e ndeshjes së Barcelonës
Dy hajdutë janë futur në zyrat e stadiumit "Can Misses" dhe kanë vjedhur një numër biletash për ndeshjen e Kupës së Mbretit midis Ibizës dhe Barcelonës.

Sipas informacioneve, dy persona të paidentifikuar, të cilët ishin veshur me kapuça, kanë prishur derën kryesore të zyrave duke përdorur një levë.

Në ato momente nuk ka pasur roja sigurie në ambient, por kamerat kanë filmuar gjithçka dhe policia është duke hetuar për kapjen e tyre.

Ato bileta u përkisnin tifozëve që janë të abonuar për të qenë gjithmonë në stadium, disa të ftuarve dhe personave që i përfitojnë nga kontratat e marketingut me skuadrën e Ibizës.
Shtuar më 21/01/2020, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori