E rrallë, lojtari sapo hynë si zëvendësues dëmtohet (VIDEO)


Mund të ndodhë shpesh që një futbollist të dëmtohet në kohën që është duke bërë nxehmjen, para se të hyjë në fushë. Gjithsesi, ajo që ka ndodhur në Suedi është absurde. Lojtari është dëmtuar në momentin që sapo hyri në fushë si zëvendësues. Ky është Mattias Ozgun.

Në Serinë B suedeze, në ndeshjen mes Osters dhe Dagerfors, Ozgun po hynte në fushë në vend të Lindahl. Ozgun është gati për përshëndetjen klasike me shokun e skuadrës që po del nga fusha, por diçka shkon keq.

momentin që lojtarët përplasin duart, Lindahl godet padashje në sy Ozgun që vetëm pas disa hapash në fushën e blertë kthehet nga stoli dhe kërkon ndërrim.

Ai ka dhimbje në sy. Me sa duket, Lindahl ka futur thellë gishtin te syri i shokut të skuadërs, që nuk mund të luajë. Kështu, vetëm pak sekonda pasi ka hyrë në fushë Ozgun ka dalë sërish, pasi dëmtimi në sy nuk e lejonte që të luante. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori