E rrallë! Po shënoi CR7 Reali nuk humb
Cristiano Ronaldo është fatsjellësi i Real Madrid. Në fakt, ylli portugez ka kaluar kuotën e 200 golave me fanellën e "Los Blancos", por një statistikë e jashtëzakonshme ka të bëjë me rastet kur ai gjen rrugën e rrjetës në Primera Division. Nuk ka ndodhur asnjëherë që madrilenët ta humbasin ndeshjen e La Liga-s, nëse CR7 ka arritur të shënojë, që kur debutoi me ekipin më 29 gusht të vitit 2009 dhe të mendosh që ky është sezoni i pestë.

Cristiano Roanldo ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në plot 90 takime të kampionatit, prej të cilave 84 janë fituar dhe gjashtë tjera kanë përfunduar barazim.

Me sa duket, nëse ai arrin të shënojë, tifozët mund të jenë më të qetë, pasi Reali nuk ka për ta humbur kurrsesi ndeshjen. /albeu.com/



Shtuar më 10/10/2013, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori