E shan majmun, sportisti reagon ndaj racizmit
Një lojtar i futbollit australian (sport i ngjashëm me regbinë) ka reaguar ndaj shfaqjes së racizmit nga ana e një vajze 13-vjeçare, e cila i ka thënë “majmun” gjatë mbrëmjes së të premtes. Adam Goodes, i cili është një australian aborigjen, kur ka dëgjuar thirrjen raciste ka shkuar tek vajza, e ka treguar me gisht dhe ka kërkuar që punonjësit e sigurisë ta nxjerrin jashtë nga stadiumi i Melburnit.

“Racizmi kishte fytyrën e një vajze 13-vjeçare, por nuk është faji i saj. U lëndova shumë. Menjëherë pasi dëgjova fjalën “majmun” u ktheva dhe pashë një vajzë të vogël. Ishte shumë e trishtueshme. Ajo më ka kërkuar të falur dhe nuk dua që të persekutohet së bashku me familjen e saj. Dua vetëm që shoqëria të edukohet dhe të mos ketë më episode të tilla.” tha Goodes për Melbourne Herald Sun. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori