E sillte babai në stërvitje, Alba më në fund pajiset me patentë
Jordi Alba u pa duke lëvizur një Range Rover Sports pasi më në fund kaloi testin për patent shofer në moshën 31-vjeçare.

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës u kap nga kamerat kur mbërriti në terrenin e stërvitjes së Blaugranëve… një lehtësim për babain e tij që nuk do të detyrohet ta çojë më në stërvitje, përcjell lajmi.net.

Alba ka qenë cak i shumë talljeve nga bashkëlojtarë dhe kolegë për punën e patent shoferit.

Duket se më në fund spanjolli i ka besuar vetes në drejtimin e makinës.
Shtuar më 07/07/2020, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori