E tregojnë statistikat, Rrahmani më i mirë se Smalling e Romagnoli në Serie A
Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani ka filluar mbarë karrierën te skuadra italiane Hellas Verona.

Ai ka fituar menjëherë vendin në formacionin startues.

Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ ka publikuar statistikat për mbrojtësit më produktiv deri tani në Serie A.

Rrahmani është në vendin e parë për duelet e fituara në ajr, me 79%.

Futbollisti nga Prishtina, lë mbrapa mbrojtësin e Romës Chris Smalling e Alessio Romagnolin të Milanit që kanë fituar nga 73% përkatësisht 67%.
Shtuar më 19/11/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori