Nëna e futbollistit brazilian,
Ronaldinho, është viktima e fundit nga COVID-19.
Nëna e ish-futbollistit të Barcelonës,
Ronaldinho ka ndërruar jetë sot, mediat
braziliane kishin raportuar se ajo kishte rezultuar
pozitive me COVID-19 në fund të vitit 2020.
Dona Miguelina, 71 vjeçare, u shtrua në spital pasi doli
pozitive me COVID-19 në dhjetor, në qytetin Porto Alegre.
Ronaldinho u rikthye në Brazil në vitin 2011, ai në vitin e fundit u bë protagonist i një ngjarje ku përfundoi në një burg në Paraguay.
Këtë të Shtunë, Brazili tejkaloi shifrën e 245 mijë vdekjeve nga COVID-19, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara tashmë tejkalon 10 milionë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë
braziliane.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 09:11