E TRISHTË/ Koronavirusi i merr jetën babait të Francesco Tottit
Koronavirusi ka goditur rëndë familjen e Françesko Totit. Sot është bërë e ditur se është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare babai i ish-futbollistit italian, Enco Toti, i infektuar nga virusi i rrezikshëm.

Enco, i njohur nga miqtë si "Sherifi", kishte pësuar një infarkt disa vite më parë, e vetmja gjë që e kishte ndaluar të shkonte në disa ndeshje të Totit në vitet e fundit të tij si futbollist.

jo situatë i kishte sjellë komplikacione pas infektimit me COVID-19, duke rënduar situatën e tij shëndetësore.

Ai ishte shtruar në një nga spitalet me të njohura në Itali, për të qenë nën kontrollin e specialistëve, por nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Të shumta kanë qenë mesazhet për Totin në rrjetet sociale pasi u bë publik lajmi, duke filluar nga klubi i Romës, ku Enco vetë kishte qenë një nga emrat e njohur pasi vizitonte vazhdimisht klubin ku mori famë i biri.
Shtuar më 13/10/2020, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori