Legjenda e volejbollit shkodran dhe
shqiptar, Ali
Bushati është ndarë nga jeta ,mëngjesin e sotëm në moshën 78-vjeçare. Prej më shumë se një muaji, Bushti vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën.
I lindur më 24 tetor 1942, Ali
Bushati la gjurmë në volejboll, ku zhvilloi 25 ndeshje me ekipin kombëtar, teksa për 7 vite ka qenë pjesë e Vllaznisë si trajner dhe lojtar.
Ai do të mbetet në mendjen e të gjithë shkodranëve për arritjet me Vllazninë e volejbollit, teksa ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti socialist Ditmir
Bushati. Ai e konsideron ikonë të
sportit shqiptar që do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe si qytetar me vlera të rralla.
“Një prej ikonave të
sportit shqiptar, Ali
Bushati, u nda sot prej nesh. Volejbollist i Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar, Ali
Bushati do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si një sportist i madh dhe qytetar me vlera të rralla! Prehu në paqe
Mjeshtër”, shkruan
Bushati.
Ali
Bushati, ka zhvilluar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, 25 prej të cilave me ekipin përfaqësues. Ai mbante disa tituj:
Mjeshtër i merituar i
sportit, “Nderi i
Sportit shqiptar 2000” dhe është nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi si “
Mjeshtër i madh i punës” për meritat e tij të jashtëzakonshme për volejbollin shkodran e atë
shqiptar.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 12:39