E turpshme: Rumunët fishkëllejnë kundër mbajtjes së zisë për vajzën e vdekur të Luis Enriques (VIDEO)
Një ngjarje e
turpshme ndodhi mbrëmë gjatë fillimit të ndeshjes Rumani-Spanjë Bukuresht.
Ndërkohë që lojtarët e të dyja kombëtareve ishin mbledhur në mes të fushës për të mbajtur një minutë heshtje për nder të vajzës 9
vjeçare të
Luis Enriques, tifozët e Rumanisë kanë shpërthyer në fishkëllima
kundër këtij veprimi, raporton Albeu.com.
Ngjarja ka bërë bujë dhe tashmë videoja po komentohet shumë në rrjetet sociale si një episod i turpshëm në fushën e futbollit.
Vajza 9
vjeçare e
Enriques, Xana ndërroi jetë pak ditë më parë në spital pas një sëmundjeje të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2019,
ora 11:35