"E urrej ende Manchester Unitedin"
Pëlqej
Dy herë tentoi Sir Alex Ferguson ta transferonte bomberin legjendar të Premier Leagues dhe po kaq herë ai i refuzoi. Alan Shearer e urren Manchester Unitedin dhe ai thotë se emocionet e tij nuk kanë ndryshuar sot e kësaj dite.

Sër Aleks e kërkoi kur ai luante për Southamptonin dhe përsëri përpara se të largohej nga Blackburn te Newcastle. Një tifoz e pyeti në “Twitter”, nëse ai ishte penduar që nuk kishte firmosur për United dhe 48-vjeçari i shkroi: “KURRË. Nuk i duroja atëherë dhe nuk i duroj as tani”.

Shearer u largua nga Blackburn për rekordin botëror të 15 milionë £ në 1996 dhe luajti 10 sezone me Newcastle. Me klubin e zemrës nuk fitoi dot trofe, por shënoi 206 gola në 205 ndeshje.
Shtuar më 06/12/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori