"E veçanta" e Kombëtares Shqiptare...
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar disa statistika interesante sa i takon ekipeve kombëtare që marrin pjesë në "Euro 2016".

Sipas statistikave, rezulton se Shqipëria është ndër ekipet kombëtare me lojtarët më shtat-shkurtër.

Kombëtarja kuqezi qëndron në vendin e tretë nga fundi sa i përket mesatares së gjatësisë – me një mesatare prej 1.82 metra, ndërsa skuadra më e gjatë në evropian është ajo e Suedisë me një mesatare prej 1.86 metra gjatësi.

Ndërkaq që kuqezinjtë e De Biazit renditen edhe si ndër skudrat me peshën më të vogël të futbollistëve.

Gjermania kryeson me peshën prej 80.30 kilogramë, kurse skuadra e trajnerit, Gianni De Biasit peshon mesatarisht 75.65 kilogramë.

Futbollistët më të shkurtër të këtij kampionati janë: Lorenzo Insigne(1.63) – Itali, Pedro (1.67) – Spanjë.

Ndërsa, lojtarët më të gjatë të këtij Kampionati Evropian janë: Costel Pantilimon (2.03) – Rumani, Fraser Foster (2.01) – Angli dhe Lavro Kalinic (2.01) – Kroaci.

Kurse kombëtarja që iu ka dhënë më tepër hapësirë adoleshentëve renditet ekipi rival i Shqipërisë, Zvicra. /Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori