E vendosur, James Rodriguez kërkon largimin në fund të sezonit
Ylli kolumbian, James, nuk po gjenë hapësirat e tij te skuadra e Real Madrid, ku në ndeshjet e fundit nuk ka qenë as i ftuar.

Raportime të ‘El Pais’ bëjnë të ditur se James Rodriguez ka ndarë mendjen që definitivisht të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori ka luajtur vetëm tetë herë në La Liga këtë sezon dhe trajneri Zinedine Zidane ka thënë se ai mund të mos luajë më këtë sezon.

James lidhet me skuadra si Atletico Madrid, derisa edhe Napoli e Milan kan interesim për lojtarin.

Real Madrid bllokoi transferimin e lojtarit vitin e kaluar, por këtë merkato nuk pritet të veprojnë njësoj, pasi kanë nevojë të mbushin arkat.
Shtuar më 12/07/2020, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori