E vendosur! Shaqiri nuk luan kundër Cervena Zvezdës, Klopp tregon arsyen
Pëlqej
Prej disa ditësh, në mediat britanike përflitej në lidhje me ndeshjen që Liverpool do të zhvillojë nesër kundë Cervena Zvezdës.

Kryefjala e këtij takimi që pritet të zhvillohet ka qënë Shaqiri, dhe pyetja më e lakuar ka qënë nëse ai do të luaj apo jo në Beograd.

Megjithëse se Shaqiri ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur, Klopp ka menduar që të mos e aktivizojë sulmuesin shqiptar.

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli do të shkojë në Beograd me përqendrimin 100 për qind në futboll, dhe për shkak se prezenca e
Shaqirit në Serbi mund të shkaktojë tensione në Serbi e ka lënë jashtë.

Xherdan Shaqiri, shkaktoi polemika në Kampionatin Botëror në Rusi gjatë verës pasi festoi me “shqiponjë” pas golit të fitores në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan gazeta britanike, Indepedent.

“Ne do të shkojmë në një qytet fantastik si një skuadër futbolli për të luajtur futboll”, ka thënë Klopp në faqen zyrtare të klubit anglez.

“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar për gjërat që mund të ndodhin me prezencën e Shaqirit, ne dëshirojmë të shkojmë të përqendruar vetëm te futbolli dhe jo të mendojmë për gjëra të tjera, kjo është e tëra”.

“Ne nuk kemi ndonjë mesazh politik, absolutisht jo. Ne dëshirojmë të jemi të fokusuar në futboll”.

Shaqiri nuk është në skuadër, dhe ai e kupton këtë. AI është lojtari ynë dhe ne e duam atë, dhe ai do të luajë për ne, por jo të martën”.

“Kam dëgjuar gjëra të mira për qytetin e Beogradit dhe shtetin e Serbisë nga kolegët dhe miqtë që e kanë vizituar më parë”. /albeu.com/

Shtuar më 05/11/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori