E zbulon media franceze, Manuel Neuer drejt gjigantit të Seria A
Firma me Alexander Nubel nuk është pritur aspak mirë nga kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer.

Gjermani e ka shprehur publikisht revoltën e tij me drejtuesit e klubit, që pritet t'i besojnë një fanellë titullari 23-vjeçari të Schalke 04.

Bayern ka arritur akordin për transferimin e tij në "Allianz Arena" në verën e këtij viti dhe Neuer nuk i pëlqen aspak. Kjo ka rritur gjasat që 33-vjeçari të mendoj largimin nga klubi ku ndodhet prej vitit 2011.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe mediat franceze, me "France Football" që zbulon se Neuer po mendon seriozisht kalimin te Juventusi.

Gjermanit i ka mbetur vetëm një vit në marrëveshjen e tij me Bayern dhe duket se merkato e verës është koha e duhur për të menduar largimin.

33-vjeçari po të shtonte sigurinë në kuadratin e Juventusit, që aktualisht bazohet te aftësitë e Wojciech Szczęsny. Neuer ka një eksperiencë të gjatë te Bayern, me të cilët ka bërë 362 paraqitje në të gjitha garat.
Shtuar më 15/01/2020, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori