PSG-së po përgatitet për të zëvendësuar Thiago Silvan i cili me shumë gjasa do të largohet pas 8 sezonesh.
35 vjeçari përfundon kontratën me PSG në fund të sezonit, dhe po përmendet gjithnjë e më shumë për një rikthim në Milano, dhe Le Parisien jep emrin e pasuesit të tij te kampionët e Francës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e
Napolit, Kalidou
Koulibaly, i cili është një nga lojtarët më të respektuar në Evropë për pozitën e tij.
Senegalezi 28 vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, dhe nga shitja e tij italianët mund të fitojnë rreth 100 milionë
euro.
Gjithashtu, Le Parisen shkruan se
Koulibaly është në procesin e blerjes së një apartamenti të madh në qendër të Parisit për katër milionë
euro, që po shërben si provë se ai do të luajë në ‘Parkun e Princit’ sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 27/02/2020,
ora 08:58