Ebru: Nuk më intereson Turqia, pres vetëm Kosovën
Pëlqej
Federata e Xhudos e Turqisë po refuzon të japë lejen që xhudistja Ebru Shahin t'i bashkohet përfaqësueses së Kosovës dhe të garojë për Kosovën në gara ndërkombëtare.

Por me gjithë refuzimin e Federatës turke për të lëshuar Shahinin, ajo është e vendosur të garojë për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Shahin, që është xhudiste e nivelit më të lartë, tashmë e ka dorëzuar në Federatën e XhudosKosovës kërkesën për t'iu bashkuar Kosovës. Kërkesa e saj është proceduar në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe tashmë ka nisur procedura për pajisje të Shahinit me shtetësi të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën, Shahin ka treguar se nëse Federata turke nuk jep pajtimin, atëherë ajo do të presë aq sa është e nevojshme për të fituar të drejtën që të garojë për Kosovën.

Kërkesën për të garuar për Federatën e XhudosKosovës, Shahin në FXHK e ka dorëzuar më 22 shtator. Ajo ende llogaritet pjesë e Federatës së Xhudos së Turqisë, por dëshiron të ndryshojë nacionalitetin. Për herë të fundit për Turqinë ka garuar më 27 maj të vitit të kaluar në Masters të mbajtur në Meksikë. Ajo vazhdon të stërvitet në klubin Galatasaray me trajnerin Ercan Çakiroglu. Po ashtu, merr pjesë nëpër kampe për të mbajtur formën.
Shtuar më 13/10/2017, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori